Perrie Edwards, vajza që përçau djemtë e “One Direction”

20/05/2015 00:00

Liam Payne, njëri nga pjesëtarët e “One Direction” ka zbuluar arsyet pse Zyan Malik është larguar nga grupi. Ai ka thënë se ish-shoku i grupit dëshironte të kalonte më shumë kohë me të fejuarën e tij, Perrie Edwards.

Mediea rozë kishin shkruar se arsyeja e vërtetë mund të jetë pikërisht biondia Perrie Edwards, por Zyan nuk e ka pranuar asnjëherë. Muaj më parë ai njoftoi tërheqjen, duke thënë se dëshironte të bënte një jetë normale, sikurse çdo 22-vjeçar tjetër.

Megjithatë, nuk ka shkuar shumë dhe Liam Payne ka treguar të vërtetën e madhe. Sipas tij, Zyan nuk po e shijonte aspak atë çfarë po bënin ata dhe se vendimi nuk ka ndikuar në grup.

“Ndonjëherë duhet të vazhdosh përpara, të marrësh vendime, sepse nuk po e shijon atë çfarë je duke bërë. Ai dëshironte të kalonte më shumë kohë me familjen dhe të fejuarën e tij. Kjo nuk përbën problem për ne”, ka thënë Liam.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel