Dhunë në ndeshjen Turbina-Besa. 10 futbollistë shoqërohen në polici

20/05/2015 00:00

Ndeshja Turbina e Cërrikut-Besa e Kavajës e zhvilluar në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit ka përfunduar me skena dhune dhe fitoren 2-0 të Besës e cila qëndron në Kategorinë e Parë.

Pas një pjese të parë pa gola, kavajasit shënuan dy herë përmes Çelhaka në minutën e 48-të dhe Sallakut në të 55-n. Golat shkaktuan nervozizëm te futbollistët e Turbinës, ndërsa dhuna ndaj arbitrit të ndeshjes dhe futbollistëve të Besës, shpërtheu pas një penalltie të akorduar nga gjyqtari Lorenc Jemini.

Konflikti i nisur mes Bajramit të Turbinës dhe Dimos së Besës përfshiu dhe futbollistët e tjerë, duke detyruar forcat e policisë të ndërhyjnë për të normalizuar situatën.

Drejtoria e Policisë së Durrësit njoftoi se lojtarët e Cërrikut kanë ushtruar dhunë ndaj arbitrit të ndeshjes dhe forcave të policisë në krye të detyrës, ndaj në polici janë shoqëruar 10 futbollistë të Turbinës, si dhe dy tifozë të kësaj skuadre.

Top Channel