Arrestohet në Itali autori i atentatit në Tuniz; humbën jetën 24 vetë

20/05/2015 00:00

Një shtetas maroken, 22 vjeç, është arrestuar nga policia e Milanos, në Itali, pasi dyshohet të jetë një nga atentatorët në muzeun e kryeqytetit të Tunizisë, ku humbën jetën 24 persona.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat e vendit fqinj, sipas të cilave 22-vjeçari kishte mbërritur në Itali bashkë me disa emigrantë të tjerë.

 Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet tuniziane dhe u vu në pranga nga agjentët e reparteve speciale ROS dhe DIGOS.

Touil Abdelmajid konsiderohet si planifikuesi dhe ekzekutori material i atentatit që tronditi kryeqytetin e tunizisë pak muaj më parë.

Në shtëpinë e tij në Milano, hetuesit italianë kanë gjetur materiale që do të analizohen nga shërbimet sekrete.

Top Channel