Erzeni ngjitet në Kategorinë e Parë

20/05/2015 00:00

Erzeni mundi 1-0 Tomorin e Beratit dhe rikthehet pas 7 vjetësh në kategorinë e parë. Ka mjaftuar goli i Pashës 4 minuta para përfundimit të ndeshjes që skuadra nga Shijaku të ngjitet një kategori më lartë, ndërkohë që beratasit zbresin në Kategorinë e Dytë.

Në sfidën e luajtur në “Qemal Stafa” nuk kanë munguar momentet e tensionit në fushë dhe jashtë saj. Tifozët e Erzenit hodhën sende të forta, ndërkohë që edhe në pankina situata ishte gjithashtu e tensionuar.

Kryesori Meta ndëshkoi me të kuq trajnerin dhe zëvendëstrajnerin e Tomorit, duke bërë që pjesën e dytë ata ta ndiqnin nga tribuna.

Top Channel