Duffy po planifikon një rikthim të fuqishëm

21/05/2015 00:00

Duffy po punon për një material të ri muzikor, me të cilin pretendon të rikthehet në krye të klasifikimeve muzikore pas Adele.

Një burim për gazetën “The Sun” ka thënë: Duffy po punon për materialet e reja muzikore dhe qëllimi i saj është të kryesojë klasifikimet muzikore në 2016. Ajo dëshiron të rifitojë vendin pranë Adele në industrinë e muzikës.

Albumi i parë i Duffy, “Rockferry” ishte albumi i katërt më i shitur në botë në 2008, për të cilin është vlerësuar me shumë çmime, ndërsa albumi i saj i dytë “Endlessly”, në 2010 nuk rezultoi aq shumë i suksesshëm. Kështu që, nga ajo kohë artistja nuk ka publikuar asgjë të re.

Top Channel