Përdor mjetet e ndërmarrjes për punë private, nën hetim drejtori rajonal

21/05/2015 00:00

Policia e Pogradecit ka nisur procedimin penal ndaj drejtorit të Drejtorisë së Rrugëve Rurale. Sipas burimeve zyrtare, Valter Goga, 36 vjeç, ka lejuar përdorimin e mjeteve të ndërmarrjes nga vartësit e tij për punë private.

36-vjeçari dyshohet se ka urdhëruar përdorimin në kundërshtim me ligjin të aseteve të ndërmarrjes që drejtonte. Ai do të hetohet në gjendje të lirë, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Më 22 mars të këtij viti, emisioni investigativ “Fiks Fare” në Top Channel denoncoi shkeljet e drejtorit Goga. Sipas fakteve me video të paraqitura, Goga ka ndërtuar një pikë karburanti në Propisht, duke shfrytëzuar mjetet e ndërmarrjes së shtetit.

Top Channel