Durrës, kapen me 500 gramë kanabis; pranga 3 të rinjve

21/05/2015 00:00

Tre të rinj u arrestuan në orët e para të së enjtes në Durrës, ndërsa tre të tjerë do të hetohen në gjendje të lirë, pasi policia u gjeti dhe sekuestroi 500 gramë lëndë narkotike.

Burime zyrtare të policisë rajonale bënë të ditur se, tre 21-vjeçarët Andi Gjini, Arben Bajrami dhe Muhamet Ymeri, banues në qytetin e Durrësit, u arrestuan nga specialistët e sektorit antitrafik, duke shpërndarë kanabis në lagje të ndryshme të qytetit.

Në momentin e arrestimit, atyre iu zbulua dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale sasia prej 500 gramë kanabis.

Pa dhënë shumë detaje, policia tha po për këtë rast, ka filluar procedimin penal në gjendje të lirë për tre të rinj të tjerë, dy nga Lushnja dhe një nga Tirana.

Top Channel