Çako takohet me Stock; Shqipëria, lider në rajon për operacionet ndaj krimit të organizuar

21/05/2015 00:00

Shqipëria është lider në rajon për përdorimin dhe shfrytëzimin e bazës së të dhënave dhe për operacionet ndaj krimit të organizuar.

Kështu është shprehur Sekretari i Përgjithshëm i Interpolit, Jurgen Stock, gjatë takimit me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako.

Z. Çako mori pjesë në konferencën e 43-të rajonale të Interpolit në Bukuresht. Gjatë këtij takimi, Sekretari Stock ka vlerësuar policinë shqiptare dhe ka vlerësuar rolin e saj në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit.

Të dy bashkëbiseduesit siguruan mbështetjen e vazhdueshme të zyrës së Interpol Tiranës dhe gatishmërinë e Policisë së Shtetit, për bashkëpunim dhe shkëmbim të shpejtë informacioni.

Z. Çako u shpreh se prioritetet kryesore të policisë shqiptare janë lufta kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit.

Top Channel