Tritoli në farmacinë e Bashkim Tahirit, policia në kërkim të Vladimir Gjutës

21/05/2015 00:00

Policia e Tiranës, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, ka zhvilluar një operacion blic në kërkim të Vladimir Gjutës, i dyshuari kryesor për vendosjen e eksplozivit në farmacinë e Bashkim Tahirit, babai i ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, disa muaj më parë.

Forcat operacionale të policisë së kryeqytetit kanë ushtruar kontrolle të imtësishme në biznesin e të dyshuarit, në ‘Vilën Gjuta’, në “Rrugën e Elbasanit”, pas informacioneve se Gjuta ndodhej brenda ambienteve të biznesit të tij.

Por, nga kontrolli i imtësishëm nuk është gjetur asnjë gjurmë e tij.

Vladimir Gjuta u shpall në kërkim në shkurt të këtij viti së bashku me Baftjar Brukën, të akuzuar si organizatorë të vendosjes së tritolit në farmacinë e Bashkim Tahirit.

Gazeta ‘Shqip’

Top Channel