Zbulohet blerësi misterioz i pikturës së Pikasos

21/05/2015 00:00

Blerësi misterioz i pikturës më të shtrenjtë në botë zbulohet se është një miliarder, i cili nuk do tavendosë gjëkundi pikturën, pasi tregon një femër nudo.

Ish-kryeministri i Katarit, Hamad bin Jassim bin Jaber Al Thani, mësohet se është pronari i ri i pikturës së Pikasos, “Les Femmes d’Alger”, e cila u shit së fundmi në ankand për 179.3 milionë dollarë.

Piktura u shit në në Nju Jork, më 11 maj, nga kompania “Christie’s”. Një burim tha për “New York Post”: “Piktura nuk do të shfaqet në publik në Katar, për shkak të nuditetit të saj, për më tepër që është një punë kubizmi”.

Miliarderi Hamad bin Jassam ka qenë kryeministër i Katarit në vitet 2007-2013, dhe shefi ekzekutiv i Autoritetit të Investimeve të Katarit. Ky grup ka aksione të madhe në skuadrën e futbollit PSG dhe në kompani, si Porsche apo Volksvagen.

Top Channel