Holly dhe Ace, një performancë e shkëlqyer
21/05/2015 00:00
Dy qen skocezë akrobatë kanë marrë famë online, pasi një video e një sërë performancash të tyre është bërë virale tashmë.
Në vetëm 20 muaj, dy qentë e zgjuar, të quajtur Holly dhe Ace, performojnë me sukses, pasi janë trajnuar nga pronari i tyre në Sydney. Dai Aoki, i cili ka marrë të dy qentë, nisi të trajnojë të voglin Ace, kur ishte gjashtë muajsh, dhe më pas 9-muajshin Holly.
Në video, dy qentë e talentuar performojnë truke të ndryshme, si balancimi me dy putra në këmbën e pronarit etj.
Top Channel