Paul Pogba ka zgjedhur Barcelonën

21/05/2015 00:00

Paul Pogba do të luajë sezonin e ardhshëm në radhët e Barcelonës.

Ky është lajmi që publikon të enjten e përditshmja spanjolle “Sport”, sipas së cilës, klubi katalanas është takuar me agjentin e mesfushorit të Juventusit muajin e kaluar dhe takimi ka pasur një përfundim të kënaqshëm.

Por, lojtari i Juventusit nuk do ta bëjë zgjedhjen para finales së Champions League (6 qershor). Mendohet se në mes të qershorit ose në fillim të korrikut do të zyrtarizojë zgjedhjen e tij.

Edhe pse kërkohet shumë nga PSG dhe Manchester City, Pogba ka zgjedhur Barcelonën, pasi dëshiron të luajë përkrah Leo Messit.

Top Channel