Arrestohet sërish ish-drejtori i Tatimeve të Tiranës, Ismail Muça

21/05/2015 00:00

Ish-drejtori i Tatimeve të Tiranës, Ismail Muça është vënë sërish në pranga. Ai është arrestuar në kuadër të operacionit për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Muça akuzohet për vjedhje duke shpërdoruar detyrën, dhe pastrim të produkteve të veprës penale ose aktiviteteve kriminale.

Më 5 maj, Muça u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Tiranës, vendim që u kundërshtua nga prokuroria, e cila ka apeluar.

Ish-drejtori i Tatimeve, bashkë me shtatë persona të tjerë, u gjykua për një skemë mashtrimi me rimbursimin e TVSH-së, me një dëm financiar prej 6 milionë eurosh.

Top Channel