Tinie Tempah, drejt karrierës kinematografike

21/05/2015 00:00

Tinie Tempah, kënga e fundit e të cilit nuk rezultoi shumë e suksesshme, ka zbuluar se kohët e fundit po merr mësime aktrimi dhe shpreson që miqtë e tij aktorë, Idris Elba dhe Chiwetel Ejiofor, mund ta ndihmojnë atë.

Gjatë një interviste për “The Sun”, reperi 26-vjeçar ka thënë: “Jam i interesuar të marr mësime rreth aktrimit. Unë njoh një nga drejtuesit e kompanisë më të madhe të prodhimit në Britani dhe shpresoj të jetë momenti i duhur, pasi qëllimi im është të fokusohem në aktrim siç duhet”.

Por, edhe pse po synon karrierën kinematograike, këngëtari i ‘Pass Out’ nuk e ka lënë pas dore muzikën, pasi muajin tjetër ai pritet të publikojë një këngë të re në bashkëpunim me Jess Glunne.

Top Channel