Kylie Jenner është shtatzënë…?!

21/05/2015 00:00

Kylie Jenner raportohet të jetë shtatzënë me të dashurin e saj Tyga dhe ky mendohet të jetë shkaku që ata po planifikojnë të martohen, sapo Kylie të mbushë 18 vjeç.

Sipas revistës “OK”, ylli 17-vjeçar dhe reperi tashmë janë të fejuar dhe në muajin gusht ata do të martohen.

Të dhënat e fundit raportojnë se ka qenë nëna e saj, Kris Jenner, që ka rrëfyer historinë për revistën, duke konfirmuar shtatzëninë e Kylie.

Top Channel