Veliaj prezanton planin me 10 pika për turizmin në Tiranë

21/05/2015 00:00

Programi i zhvillimit të turizmit në kryeqytet ka qenë fokusi i radhës i kandidatit të mazhorancës për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj. Në prani të operatorëve turistikë dhe biznesmenëve të ndryshëm, Veliaj ka prezantuar 10 pikat e kontratës së tij për zhvillimin e turizimit.

1. Hartojmë një guidë të plotë turistike në shqip dhe anglisht për të gjitha atraksionet turistike dhe kulturore, që ofron Tirana.
2. Ndërtojmë një faqe interneti për promovimin e të gjitha llojeve të turizmit në Tiranë.
3. Krijojmë guida audio për turistët e huaj, për zona specifike të Tiranës.
4. Krijojmë guidat dhe hartat e lëvizjes (tracking routes) për ekskursionet ditore ose gjysmëditore.
5. Negociojmë hapjen në Tiranë të një hoteli tjetër, pjesë e rrjetit ndërkombëtar të hotelerisë.
6. Vendosim linja transporti të dedikuara drejt pikave turistike më strategjike.
7. Ofrojmë incentiva për fermat dhe bizneset agrobujqësore për të zhvilluar agroturizmin.
8. Krijimi i zonave pedonale kushtuar tregjeve të përkohëshme dhe hapësirave rikrijuese.
9. Konsolidimi dhe zgjerimi i traditës së krijuar me Natën e Bardhë, me festivale të tjera, dhe ngritja e këtyre eventeve në nivelin e një eventi kulturor ndërkombëtar.
10. Orientimi i industrisë turistike drejt turizmit të biznesit, duke synuar tregun MICE (Takime, Nxitje, Konferenca, Evente).

Duke qëndruar te turizmi, Veliaj nuk ka kursyer as akuzat për Lulzim Bashën.

“Problemi më i madh nuk ka qenë mungesa e turistëve, por problemi që ka pasur Tirana në 4 vitet e fundit është se kemi pasur kryetarin e Bashkisë turist në një vend tjetër, i cili vjen për të vizituar Tiranën herë pas here kur i duhet që të promovojë partinë”, u shpreh Veliaj.

Top Channel