Bulqizë, aksident me pasojë vdekjen në minierë

21/05/2015 00:00

Një aksident me pasojë vdekjen e një minatori ka ndodhur të enjten në minierën e Bulqizës.

Mësohet se minatori Zylfi Alla ka humbur jetën në zonën D.

Alla ka qenë duke punuar në galeri, kur, sipas burimeve paraprake, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Top Channel