Australi, tkurret ekonomia; banorët drejt Zelandës së Re

21/05/2015 00:00

Për të parën herë në 24 vjet, më shumë australianë janë zhvendosur në Zelandën e Re për të punuar e jetuar atje, sesa e kundërta.

Deri më tani ishte Australia ajo që shihte një fluks më të madh neo-zelandezësh për shkak të ekonomisë në lulëzim dhe pagave më të larta.

Problemi është se së fundmi, ekonomia australiane, magneti që tërhiqte fqinjet, ka njohur ngadalësim, ndërsa në Zelandën e Re gjërat shkojnë më së miri.

Dy vendet kanë vulosur prej kohësh një marrëveshje e cila i lejon qytetarët e tyre të jetojnë lirshëm në cilin shtet të duan.

Top Channel