ISIS-i nis ekzekutimet me antitank

21/05/2015 00:00

Duket se militantët e ISIS-it nuk janë më të kënaqur me ekzekutime të thjeshta me thika apo pistoleta. Tashmë, ekzekutimet bëhen me antitank.

Një video shokuese është publikuar të enjten, ku shihet se si ekzekutohet një person me bazuka. Pasi viktima shpërthen në flakë, militantët vazhdojnë të shtien me pushkë.

Më pas, i afrohen dhe vazhdojnë të godasin me shkelma trupin e pajetë.

Videoja është postuar “online” nga një grup aktivist anti-ISIS në Siri, që thotë se personi i ekzekutuar akuzohej se po luftonte kundër ISIS-it.

Top Channel