Lihet i lirë ish-drejtori i Tatimeve Tiranë, Ismail Muça
21/05/2015 00:00
Policia e Tiranës ka lënë të lirë Ismail Muçën, ish-drejtorin e Tatimeve në Tiranë, i cili u arrestua në vijim të operacionit për kapjen e personave të shpallur në kërkim.
Përmes një njoftimi për shtyp, Policia e Tiranës bëri të ditur se urdhër-arresti nuk është më i vlefshëm, pasi Muça është hequr nga lista e personave të shpallur në kërkim.
Top Channel