Arrest me burg për korrupsion dhe shpërdorim detyre nënkomisarit të policisë

21/05/2015 00:00

Gjykata e Shkallës së Parë të Tiranës vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për Alkejd Zenelin, nënkomisar i Komisariatit nr.4 në Tiranë.

Zeneli u arrestua nga Shërbimi i Brendshëm i policisë, pas një hetimi 5-mujor së bashku me Task Forcën e Prokurorisë së Tiranës, ku në përfundim efektivi Zeneli u gjet me shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv.

Me detyrë specialist i Hetimit në Komisariatin e Policisë nr. 4 në kryeqytet, Zeneli lejonte në mënyrë të kundërligjshme aktivitet në fushën e lojërave të fatit, kundrejt shpërblimeve të caktuara.

Gjithashtu, është dokumentuar se Zeneli kishte fshehur disa kallëzime nga qytetarë të ndryshëm, pa i referuar në prokurori, por duke përfituar nga personat e denoncuar shuma të ndryshme parash.

Top Channel