Një reagim që shumë vetë do ta merrnin për dobësi, por kjo letër e dërguar nga dikush, që dikur është sjellë keq me një prej shokëve të tij, duke e bërë prè të atij që quhet bulizëm, tashmë që është rritur tregon më së miri se disa njerëz edhe mund t’i kuptojnë gabimet e bëra dhe jo vetëm: mund të arrijnë të kërkojnë edhe falje, pavarësisht nëse falen apo jo!

“Përshëndetje,

Mendoj se jam sjellë keq me ty në gjimnaz. Dua të të them, që ndihem shumë fajtor. Shpresoj, që ligësia ime ndaj teje të të ketë shkaktuar shumë pak dëme.

Tani, kur dëgjoj të flitet për vajza dhe djem kaq të këqinj, siç kam qenë unë, psikologjikisht ndihem i sëmurë, kur kujtoj sesi të kam trajtuar. Nuk kisha asnjë arsye, të sillesha në atë mënyrë. Ishte egoizëm, idiotësi dhe rezultat i problemeve të mia, e në mënyrë të pavetëdijshme ti ke qenë shenjeshtra e çdo mendimi dhe veprimi tim.

Edhe nëse ti nuk më mban mend mua dhe sjelljen time, unë e mbaj mend me detaje gjithçka të kam bërë dhe ndihem pafundësisht keq. Nuk pres ndonjë përgjigje apo falje nga ana jote, sepse unë do ta mbaj mend përgjatë gjithë jetës time, sesa keq jam sjellë me ty dhe dikë tjetër. Ju nuk e meritonit!

Sërish më vjen shumë keq, që duhet ta përjetoje ti të gjithën këtë.

Meqë ra fjala, fotoja jote e profilit është fantastike. Vitet janë treguar zemërgjerë me ty. Shpresoj, që po jeton një jetë të bukur e të mrekullueshme, ndaj dhe uroj të kesh gjithçka dëshiron.

Faleminderit, që e lexove këtë mesazh!”.

Top Channel