Irina shkëlqen në “amfAR”

21/05/2015 00:00

Irina Shayk shkëlqen sërish. Modelja ruse ka tërhequr vëmendjen edhe njëherë, kësaj rradhe në mbrëmjen e “amfAR”, event i organizuar me moton “Kinemja kundër AIDS”-it.

29-vjeçarja kishte veshur një fustan të gjatë jeshil, ndërsa buzëqeshja e zbukuronte edhe më shumë. Kjo mbrëmje synon që të mbledh sa më shumë të ardhura, të cilat do të shkojnë për të prekurit nga AIDS.

Pas ndarjes nga Cristiano Ronaldo, Irina më në fund duket se ka marrë veten, madje duke nisur një tjetër histori dashurie, atë më aktorin e njohur Bradley Cooper.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel