Elhaida Dani do të mbajë numrin 26 në finalen e Eurovisionit

22/05/2015 00:00

Të shtunën, 23 maj, Elhaida Dani dhe kënga e kënduar prej saj “I’m Alive” do të mbajnë numrin 26 në finalen e madhe të Festivalit Europian të Këngës.

Mbrëmjen e së enjtes u zhvillua edhe gjysmëfinalja e dytë, ku u kualifikuan për në finale edhe 10 vende të tjera, të cilët u bashkëngjiten 10 finalistëve të natës së parë dhe 7 vendeve që janë automatikisht në finale.

Këngëtarja shqiptar dhuroi shumë emocion me zërin e saj në natën e parë gjysmëfinale, duke bërë që Shqipëria të ishte e para që fitoi të drejtën për në finalen e Eurovisionit, i cili këtë vit zhvillohet në Vjenë.

Top Channel