Mallakastër, zbulohen 3 parcela me kanabis; arrestohet një 63-vjeçar

22/05/2015 00:00

Në fshatin Kutë të Mallakastrës janë zbuluar 3 parcela me 230 bimë narkotike, të dyshuara si kanabis sativa.

Policia ka arrestuar 63-vjeçarin Tetem Myftaraj, pasi lënda narkotike iu gjet pranë banesës së tij.

Policia njofton gjithashtu se ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë edhe ndaj kreut të Komunës Kutë, Kujtim Hazizaj.

Top Channel