SHBA pranon se ka vrarë dy fëmijë në Siri

22/05/2015 00:00

Pentagoni ka pranuar se ka vrarë pa dashje dy fëmijë në një sulm ajror të forcave amerikane në Siri, nëntorin e vitit të kaluar.

“Provat kanë treguar se sulmet ajrore kundër strukturave të grupit Khirasan (i lidhur me Al Kaedën) në qytetin Harim të Sirisë, kanë çuar në vdekjen e dy fëmijëve”, lexohet në komunikatën e Komandës Qendrore të SHBA-së (Centcom).

Centcom po heton edhe tre raste të tjera vrasjesh të civilëve: dy në Irak dhe një tjetër në Siri.

Top Channel