Vlorë, asgjësohen 600 bimë narkotike në Dhërmi

22/05/2015 00:00

Policia e Vlorës ka zbuluar dhe asgjësuar 3 parcela me rreth 600 bimë narkotike të llojit kanabis sativa.

Bima narkotike u zbulua në fshatin Dhërmi, në afërsi të vendit të quajtur “Përroi i Vrekës”.

Në mesin e këtij pylli u gjetën të kultivuara 308 bimë narkotike me lartësi deri në 30 cm dhe 292 bimë të tjera të sapoçelura nga fara.

Këto bimë narkotike u asgjësuan me djegie.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Top Channel