Vangjush Dako: Do të ulim me 30% taksën e pronës për biznesin

22/05/2015 00:00

Gjatë një bashkëbisedimi të zhvilluar mes kreut të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, dhe grave biznesmene të Durrësit, është vënë theksi në krijimin e lehtësirave të nevojshme, me qëllim mbarëvajtjen dhe rritjen e rolit të gruas në biznes.

Dako është zotuar se, duke filluar nga muaji shtator i këtij viti do të ulë me 30% taksën e pronës për biznesin, maksimumin e lejuar nga ligji në fuqi.

Nga ana e tyre, gratë sipërmarrëse ngritën si shqetësim kryesor problemin e mungesës së kanalizimeve në zonat e plazhit dhe Shkozetit, ku ato ushtrojnë aktivitetin dhe kanë kërkuar zgjidhje sa më të shpejtë të kësaj problematike.

Në përgjigje të shqetësimit, kandidati Dako ka pohuar se6 “në bashkëpunim me Bankën Botërore, ky shqetësim juaji do të marrë zgjidhje, brenda një afati të shkurtër kohor, pasi është parashikuar një investim prej 5 milionë dollarësh që do të bëjë të mundur sistemimin përfundimtar të kanalizimeve për ujërat e bardha dhe të zeza në plazh dhe Shkozet, me qëllim shmangien njeherë e përgjithmonë të përmbytjeve kryesisht në stinën e dimrit”.

Top Channel