PD, Halim Kosova: Do t’i pastrojmë ajrin Tiranës

22/05/2015 00:00

Ditën e parë të fushatës zyrtare, Halim Kosova ia kushtoi programit për Tiranën e gjelbër dhe të pastër.

Si mjek, ai beson se parandalimi i sëmundjeve është më e mira që mund t’i ndodhë një shoqërie dhe prandaj ai është angazhuar të zbatojë një program për menaxhimin modern të mbetjeve, për rritjen e cilësisë së ajrit, sigurisë ushqimore dhe cilësinë e ujit të pijshëm.

Halim Kosova kundërshtoi idenë e ngritjes së çmimit të ujit pa e siguruar atë më parë 24 orë.

Kandidati demokrat u ofroi qytetarëve ndershmërinë e provuar të tij, kur ata e pyetën sesi do të zgjidhet problemi i mospërmbushjes së kontratave nga kompanitë që bashkia kontrakton për pastrimin apo punë të tjera publike.

“Është ndërgjegja ime qytetare të mos fle rehat kur shoh abuzim apo vjedhje. Këtë nuk e fal”, tha Kosova.

Halim Kosova thotë se sekreti i suksesit të tij në mirëmenaxhim është bashkëpunimi me qytetarët, marrja e ideve prej tyre dhe zgjidhja e problemeve sipas afateve të caktuara.

Top Channel