Rrengu i kampiones…shtiret sikur është fillestare në kikboks

22/05/2015 00:00

Germane Yeap është një profesioniste në Muay Thai, një sport luftarak në Tajlandë, por kishte vendosur që të bëjë një lojë me dy trajnerë të arteve marciale, në një palestër në Malajzi.

Paraqitja e “fillestares” Germane në palestër të jepte më shumë përshtypjen e një vajze të përkushtuar pas mësimit, se sa të një profesionisteje në kikboks. Sjelljet e saj ishin të njëjta me ato të një fillestareje, që nuk ia kishte idenë në këtë sport.

Madje, kur sfidon dy trajnerët në ring, ata tallen me të, duke qenë se Germane shtirej se nuk dinte asnjë lëvizje. Megjithatë, me kalimin e minutave, Germane “shndërrohet” në një luftëtare, me të cilën dy djemtë nga Malajazia nuk do dëshironin asnjëherë të përballeshin.

Video hapet me stërvitjet që Yeap kryen çdo ditë, ndërsa më pas kalohet në palestrën kur ajo sfidon dy trajnerët. Kur mbaron e gjitha dhe Germane u kishte dhënë një “leksion”, atëherë vendos të tregohet dhe t’u tregojë djemve se ishte një lojë dhe kishin në ring një kampione në kikboks.

Top Channel