Bojaxhi: Kandidatët e partive, shpenzime kolosale në kohë krize

22/05/2015 00:00

Nëpërmjet një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Gjergj Bojaxhi fton qytetarët që përmes donacioneve, sado modeste, të ndihmojnë fushatën e tij elektorale dhe grupimin ‘Ne Tirana’.

E ndërsa thotë se nuk do të pranojë financime nga biznesi, në mënyrë që askush të mos pretendojë favore prej tij, Bojaxhi sulmon kandidatët Veliaj dhe Kosova se në kohë krize, kur shqiptarët po marrin arratinë nga varfëria, organizojnë siç shprehet ai, dasma elektorale, me para për të cilat nesër do të shndërrohen në favore ndaj financuesve.

“Ftoj kandidatët e partive të bëjnë publike koston e fushatës së tyre si dhe financuesit. I ftoj të na tregojnë se me çfarë parash sponsorizohen me dhjetëra zyra elektorale kudo nëpër qytet. I kujtoj qytetarëve se çdo lekë që bizneset e mëdha i dhurojnë sot kandidatëve të partive, nesër do shpërblehen me leje ndërtimi dhe favore të tjera në kurriz të qytetarëve”-, është shprehur Bojaxhi.

Top Channel