Kapshticë, arrestohet një shtetas turk me ilaçe kontrabandë

22/05/2015 00:00

Një shtetas turk është ndaluar në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, pasi iu gjetën ilaçe kontrabandë.

Sipas burimeve zyrtare, Celal Çelikler, 57 vjeç, transportonte drejt Shqipërisë medikamente që shërbejnë për mjekimin e sëmundjeve kanceroze. Vlera e këtyre mallrave është 2040 dollarë amerikanë.

“Gjatë kontrollit të ushtruar nga agjentët e ‘Crown Agent’ në kamionin e tij ‘Mercedes-Benz’, me targë 34ZP3892 i janë gjetur në kabinën e kamionit: 40 kuti të vogla me mbishkrimin ‘Pirucin’ 50 mlg ‘Enjeksiyonluk SU’ dhe brenda tyre secila kishte nga 2 shishe, njëra 50 mlg me mbishkrimin ‘Pirucin’ dhe tjetra 25 ml, me mbishkrimin ‘Enjeksiyonluk SU’, që rezultuan se janë medikamente për mjekimin e sëmundjeve kanceroze”, saktësoi policia.

Hetimet kanë nisur për dokumentimin e plotë të ngjarjes, ndërsa mbi shtetasin turk rëndon akuza e kontrabandës me mallra të licencuara.

FOTO GALERI
1/4
Celal Çelikler transportonte drejt Shqipërisë medikamente që shërbejnë për mjekimin e sëmundjeve kanceroze

Top Channel