Gara për Tiranën, Sazan Guri prezanton “Kontratën për qytetarët”

22/05/2015 00:00

Kandidati i pavarur për Tiranën, Sazan Guri, gjatë një takimi me kalimtarë të rastit në zonën e pedonales, prezantoi atë që e quajti “Kontrata për qytetarët”, jo thjesht një teori, sikurse e cilësoi, por një plan i detajuar.

Në këtë garë, – tha ai, – nuk fiton më i shpejti, as më i forti, por më i shëndetshmi. Duke prekur edhe anën historike të kryeqytetit, Sazan Guri u shpreh se historia e Tiranës nuk fillon prej vitit 1920, por mijëra vite më parë në rrënjët e malit të Dajtit, kur trojanët para se të shkonin për në Toskanë pushuan rrëzë këtij mali.

Si pjesë të aktiviteteve të suksesshme, në fjalën e tij ai numëroi një sërë betejash, si ajo kundër importit të plehrave, ajo kundër ndotjes në gjirin e Vlorës, apo kundër importit të armëve kimike.

Top Channel