“Ujku” i Instagramit, milioneri që ju mëson si të bëheni të pasur

22/05/2015 00:00

Harrojeni “ujkun” e Wall Street, pasi bota tani njeh “ujkun” e Instagramit. Timothy Sykes, milioneri që thotë se mund t’ju mësojë se si të bëheni të pasur, ka mbi 260 mijë ndjekës në Instagram.

Ai poston foto nga udhëtimet e tij nëpër botë, ku preferon vende ekzotike, dhe bashkë me të fejuarën dëshmojnë se bëjnë një jetë luksoze. Po ashtu, Sykes poston foto ku shihen shuma të larta parash, si dhe gjëra të tjera me vlerë, si orë dore apo makina të serive më të fundit.

Timothy është shprehur se i mjafton vetëm një laptop për të bërë miliona, ndërsa për të arritur ku është sot i janë dashur 20 vite. Ai mohon se ka bërë ndonjë gjë të jashtëligjshme, ashtu siç ka bërë “ujku” i Wall Street, Jordan Belfort.

Sykes ka treguar se katër nga studentët e tij, tashmë janë milionerë, ndërsa fton gjithë ata që duan të bëhen të pasur, të marrin leksione nga ai.

FOTO GALERI
1/12

Top Channel