Topi fushatë në Elbasan, prezanton Sejdinin dhe këshilltarët

22/05/2015 00:00

Partia Fryma e Re Demokratike çeli fushatën për zgjedhjet e 21 qershorit në qytetin e Elbasanit, me prezantimin e kandidatëve për këshilltarë dhe kandidatit të përbashkët për kryetar bashkie, Qazim Sejdini.

Topi, pasi vlerësoi kandidatin e përbashkët të koalicionit, tha se FRD në këto zgjedhje synon të rrisë potencialin e saj politik dhe për të marrë vendin që i takon në këshillat bashkiakë.

Nga ana e tij, Sejdini vlerësoi FRD-në dhe praninë e saj në Aleancën për Shqipërinë Europiane. Ai tha se, në këto zgjedhje nuk duhet të vihet duke paraqitur punët e kryera, por ato që do të bëhën në të ardhmen.

Pas impiantit të mbetjeve urbane, Sejdini tha se synimi i tij madhor i radhës do të jetë thithja e projekteve të punësimit.

Top Channel