Berat, kandidatët rivalë përpara qytetarëve

22/05/2015 00:00

Kanditatët për kryetar bashkie në Berat kanë qënë këtë të premte në përballjen e parë mes tyre, në një debat të organizuar nga USAID dhe UN Women, me temën “Programi për Qeverisjen Lokale”.

Kasem Mahmutaj i koalicionit të djathtë dhe Petrit Sina i koalicionit të majtë u vunë përballë qytetarëve, të cilët bënë pyetje të shumta. Kanditatët iu përgjigjën edhe pyetjeve të grupeve të interesit, duke shpalosur secili programin përkatës.

Bashkëbisedimi zgjati më tepër se një orë, me kandidatët që iu përgjigjën pyetjeve për problemet e infrastukturës, ndërtimet pa leje në zonat muzeale, zhvillimit të zonës, jetës kulturore, etj.

Projekti i USAID, “Programi për Qeverisjen Lokale”, i cili do të vazhdojë deri në vitin 2017, parashikon asistimin e qeverive loakle pas zgjedhjeve, stafet e të cilave do të trajnohen deri në muajin shtator, kur dhe do të konstituohen.

Top Channel