Plazhet më të pastër të Europës
23/05/2015 00:00
Plazhet europiane i kanë rritur standardet e higjienës për këtë sezon turistik.
Sipas autoriteteve të Unionit, tani plazhet janë 95% më të pastër, por ato që bëjnë diferencën për ujin e kristaltë janë Kroacia, Qipro, Greqia dhe Malta .
Komisionieri i Mjedisit, Karmenu Vella u shpreh se sa herë të zhyteni në det, kujtohuni që Bashkimi Europian ka luajtur një rol të rëndësishëm që ju të notoni në ujë të pastër.
Megjithatë disa plazhe si në Francë, Estoni apo Spanjë lënë për të dëshiruar ende.
Top Channel