Francë, ndalohet hedhja e ushqimeve, t’u falen të pastrehëve

23/05/2015 00:00

Para disa kohëve ishte diçka e zakontë që nëpër rrugët e Francës të gjeje tonelata ushqimesh të flakura, për faktin se nuk ishin shitur apo u kishte kaluar një ditë nga afati i skadencës.

Por tani një gjë e tillë nuk do të jetë më e mundur, pasi një ligj i ri në Francë e dënon fuqishëm flakjen e ushqimeve.

Konkretisht ligji ndalon supermarketet e mëdha nga abuzimi me ushqimet. Pra, këtyre subjekteve që kanë një hapësirë mbi 400 metra katrorë do të detyrohen që të dhurojnë ushqimet e pa shitura apo ato që janë shumë pranë afatit të skadencës njerëzve të pastrehë, organizatave të bamirësisë, apo mund t’ua japin si ushqim kafshëve dhe sektorëve të bujqësisë.

Mosrespektimi i këtij ligji i ekspozon përgjegjësit me minimum 2 vite burg apo gjoba prej 75 mijë euro.

Top Channel