Në Mekë do të ndërtohet hoteli më i madh në botë

23/05/2015 00:00

A keni menduar ndonjëherë për një kompleks pushimi me 10 mijë dhoma, 70 restorante, si edhe me disa pista për uljen e avionëve privatë?

Ky është plani për hotelin më të madh në botë me një hapësirë 1.4 kilometra katrorë, që do të ndërtohet në Mekë.

Projekti do të vihet në zbatim së afërmi dhe pritet të përfundojë në vitin 2017.

Ai do të ketë 12 godina, që do të formojnë edhe kompleksin gjigant. Gjithashtu, ky hotel, do të shihet vetëm dy kilometra larg xhamisë së shenjtë të Mekës.

Deri më tani, Las Vegasi është i vetmi shtet që mban edhe rekordet botërore të ndërtimit të hoteleve në botë.

Top Channel