Franca konfirmon yjet për miqësoren me Shqipërinë

23/05/2015 00:00

Edhe pse do të jetë vetëm një ndeshje miqësore, në tapetin e “Elbasan Arena”-s më 13 qershor do të zbresin lojtarët më të mirë të kombëtares franceze për t’u përballur me Shqipërinë.

Didier Deschamps publikoi të premten listën me 24 futbollistët, të cilët do të grumbullohen në këtë ndeshje, ku padyshim bie në sy talenti i Juventusit, Paul Pogba. Së bashku me lojtarin, i cili kërkohet nga klubet më të mëdha në Europë, do të jenë të pranishëm edhe lojtarë të tjerë me një klas të lartë, Antoine Griezmann, Raphael Varane, Olivier Giroud apo edhe Patrice Evra. Ndërkohë mungesa më e madhe për “gjelat” e Francës do të jetë Karim Benzema, sulmuesi i Realit të Madridit, i cili është i dëmtuar.

Franca është pjesë e Grupit I, por ndeshjet ndaj kësaj kombëtareje konsiderohen si miqësore dhe pikët nuk llogariten, pasi “trikolorët” janë të kualifikuar automatikisht si vend organizator i “Euro 2016”.

Ndërkohë, trajneri i kombëtares sonë, italiani De Biasi ende nuk e ka shpallur listën me futbollistët për këtë ndeshje, ku pritet të ketë edhe emra të rinj, një prej tyre është Dionis Avdiaj.

Lista e plotë e kombëtares franceze

Portierë: Hugo Lloris (Tottenham), Steve Mandanda (Marseille), Stephane Ruffier (Saint-Etienne).

Mbrojtës: Patrice Evra (Juventus), Christophe Jallet (Lyon), Laurent Koscielny (Arsenal), Eliaquim Mangala (Manchester City), Bacary Sagna (Manchester City), Mamadou Sakho (Liverpool), Benoit Tremoulinas (Sevilla), Raphael Varane (Real Madrid).

Mesfushorë: Yohan Cabaye (Paris SG), Maxime Gonalons (Lyon), Geoffrey Kondogbia (Monaco), Blaise Matuidi (Paris SG), Dimitri Payet (Marseille), Paul Pogba (Juventus), Moussa Sissoko (Neëcastle).

Sulmues: Nabil Fekir (Lyon), Olivier Giroud (Arsenal), Antoine Griezmann (Atletico), Alexandre Lacazette (Lyon), Mathieu Valbuena (Dinamo Moscou), Paul-Georges Ntep (Rennes).

Top Channel