Kosova prezanton programin për arsimin: Bashkëpunim me MAS

23/05/2015 00:00

Kandidati i PD-së për Tiranën, Halim Kosova ka zhvilluar takimin e radhës me banorët e kryeqytetit.

Këtë të shtunë, Kosova ka prezantuar para qytetarëve programin për arsimin, duke premtuar që nëse zgjidhet, do të bëjë maksimumin për fëmijët.

“Me 10 shkolla të reja është llogaritur të zgjidhet problemi për 2700 nxënës”, ka deklaruar mes të tjerash Kosova, duke premtuar projekte edhe për kopshtet e çerdhet.

Bashkëpunimi i Bashkisë me Ministrinë e Arsimit do të jetë në lartësinë e duhur për t’u dhënë fëmijëve më të mirën, – ka theksuar mjeku i njohur.

Top Channel