Jahjaga i kërkon Irakut njohjen e Kosovës, Allawi: Çështje kohe

23/05/2015 00:00

Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga është takuar me zëvendëspresidentin e Republikës së Irakut, Ayad Allawi, me të cilin bisedoi për vendosjen e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve.

Presidentja Jahjaga tha se që nga shpallja pavarësisë së saj, Kosova po e konsolidon demokracinë e brendshme dhe është shndërruar në një faktor të rëndësishëm të paqes e stabilitetit, jo vetëm në rajonin e Evropës Juglindore, por si dhe një promovuese e fqinjësisë së mirë. Ajo tha se konsolidimi ndërkombëtar i vendit dhe pranimi i Kosovës në institucionet e organizatat ndërkombëtare ka një rendësi të veçantë dhe theksoi nevojën e rreshtimit të Irakut përkrah të gjitha atyre vendeve që e kanë njohur pavarësinë Kosovës.

Ndërsa zëvendëspresidenti i Republikës së Irakut, Ayad Allawi, theksoi se vendi i tij po përcjell me vëmendje gjithë zhvillimet në Kosovë dhe tha se njohja e pavarësisë së saj është një çështje kohe.

Top Channel