Beg Rizaj varroset të dielën në Gllogjan

23/05/2015 00:00

Një prej të vrarëve në Kumanovë do të varroset të dielën në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve të Kombit në Gllogjan.

Me kërkesë të familjes siç konfirmohet nga departamenti i mjekësisë ligjore në Prishtinë, ish luftëtarit të UÇK-së, Beg Rizaj, po i bëhet sot autopsia, pa pritur rezultatet e autopsisë së parë në Shkup.

Këshilli Organizativ për organizimin e ceremonisë së varrimit të tij madje ka nxjerrë edhe oraret e homazheve që do t’i bëhen si ish epror i njësisit “Shqiponjat e zeza” të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në ora 12:00 nderimet e fundit do të nisin në hollin e Pallatit të Kulturës “Jusuf Gërvalla” në Deçan. Më pas është parashikuar një tubim mortor në Sheshin e Deçanit. Dhe në ora 15:00, nisja e kortezhit funeral nga Qendra e Deçanit për në Kompleksin Memorial në Gllogjan.

Top Channel