Gjermani, nëna 65-vjeçare e 13 fëmijëve lind përsëri, por…katërnjakë!

23/05/2015 00:00

Bëhet nënë për të 17-n herë. Bëhet fjalë për një gjermane 65-vjeçare, nënë e 13 fëmijëve, por që ka lindur përsëri. Kësaj radhe ka sjellë në jetë…katërnjakë!

Annegret Raunigk lindi disa orë më parë në një maternitet të Berlinit, – njoftuan media vendase. “Berlinezja në prag të pensionit u bë nëna më e moshuar katërnjakësh në botë”, sipas RTL, televizioni që kishte të gjitha të drejtat ekskluzive për ngjarjen.

Po sipas RTL-së, bebet prematurë, tre djem dhe një vajzë, u lindën pas 26 javësh shtatëzani dhe kanë shanse për mbijetesë.

Annegret Raunigk është nënë edhe e 13 fëmijëve të tjerë dhe gjyshe e shtatë nipërve dhe mbesave. Ajo ka punuar si mësuese anglishteje dhe rusishteje.

Top Channel