Dhjetra të rinj me biçikleta i janë bashkuar aktivitetit “Një ditë në Korçë”, i organizuar në kuadër të projektit mbarëkombëtar “Për sot dhe për nesër”.

Pasi janë mbledhur përpara Muzeut të Arsimit ABC, të rinj dhe fëmijë janë nisur drejt parkut të qytetit.

Para se ata të përshkonin bulevardin kryesor të qytetit, organizatorët e kanë vlerësuar aktivitetin, i cili nxit mundësinë e një shëtitjeje ndryshe dhe lëvizjes pa makinë.

Pjesë e aktivitetit janë bërë edhe artistët e rinj dhe grupimi i fëmijëve, të cilët e kanë mbështetur këtë nismë duke iu bashkuar organizatorëve.

Top Channel