“Shpresoj të punojmë bashkë sezonin e ardhshëm”

24/05/2015 00:00

Me një foto bashkë me trajnerin Carlo Ancelotti në Instagram, Cristiano Ronaldo la një mesazh të qartë për drejtuesit e Realit të Madridit menjëherë pas ndeshjes së fituar 7-3 ndaj Getafes, të shtunën në mbrëmje.

“Një trajner i madh dhe një njeri i jashtëzakonshëm. Shpresoj që të punojmë sërish bashkë sezonin e ardhshëm”, shkroi sulmuesi portugez pas ndeshjes së fundit të sezonit për madrilenët, që me shumë mundësi ishte edhe ndeshja e fundit për trajnerin italian në stolin e Realit.

Shumë futbollistë të Realit janë shprehur në favor të Ancelottit, por duket se presidenti Perez ka marrë vendimin që ta zëvendësojë atë me Rafa Benitez ose Jurgen Klopp.

Top Channel