Barcelona zbulon fanelat e reja

24/05/2015 00:00

Barcelona zbuloi të dielën fanelat me të cilat do të paraqitet në sezonin 2015-2016. Vetëm disa orë pas festimit të titullit kampion në Camp Nou, nëpërmjet profilit në Twitter, klubi katalanas prezantoi uniformat zyrtare, që do të jenë ndryshe nga ato të sezonit që po përfundon.

Fanela e parë nuk do të jetë më me vija vertikale, por për herë të parë në historinë e klubit, do të jetë me vija horizontale.

Barcelona sqaron se fanela “është frymëzuar nga vijat horizontale të flamujve që valëvisin tifozët në çdo ndeshje në mbështetje të skuadrës”.

Uniforma e dytë do të jetë krejtësisht e verdhë.

Në foton zyrtare shihen Luis Suarez, Neymar, Iniesta, Messi dhe Pique.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel