Ronaldo dhe Delevingne në Çmimin e Madh të Monakos

24/05/2015 00:00

Vetëm 24 orë pasi kishte shënuar tripletë duke ndihmuar Real Madridin të mbyllte kampionatin me një fitore 7-3 kundër Getafes, Cristiano Ronaldo ka udhëtuar drejt Monakos për të ndjekur nga afër garën e Formula 1.

Ronaldo ishte i ftuar i skuadrës së McLaren, dhe bashkë me modelen 22-vjeçare Cara Delevingne pozuan para makinave të McLaren dhe dyshes së pilotëve Jenson Button dhe Fernando Alonso.

Ronaldo nuk ishte edhe aq fatsjellës për dyshen e McLaren, pasi Button u kalsifikua i teti, ndërsa Alonso u pozicionua ne vendin e 19-të. Gjithsesi, ylli portugez duket se kaloi momente të mira me modelen 22-vjeçare, pasi e shijuan këtë të diel nën shoqërinë e njëri-tjetrit, edhe pse dyshja e McLaren nuk ishte në nivelin e duhur.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel