F1, Rosberg: Nuk e di se çfarë ndodhi, por pata shumë fat

24/05/2015 00:00

Nico Rosberg fitoi për herë të tretë radhazi në Montekarlo dhe është i pari pilot që pas Ayrton Senna që e arrin diçka të tillë.

Piloti i Mercedesit, i cili e sheh veten vetëm 10 pikë larg kryesuesit të renditjes dhe shokut të tij të skuadrës, Lewis Hamilton, pranoi se pati shumë fat në garën e Monakos.

“Jam i lumtur për fitoren, por i vetëdijshëm që pata shumë fat. Lewis e meritonte fitoren, pasi garoi në mënyrë të shkëlqyer, por duhen pranuar edhe gabimet. Nuk e di se çfarë ndodhi saktësisht”, tha piloti gjerman.

Rosberg shtoi: “Do ta shijoj këtë fitore, por në të njëjtën kohë duhet të punoj shumë, pasi Lewis ishte më i shpejtë se unë gjatë gjithë fundjavës”.

Top Channel