Varret masive në Malajzi, dyshohet se viktimat mund të jenë nga Tajlanda

24/05/2015 00:00

Disa varre masive që mendohet se mbajnë trupat e emigrantëve janë gjetur në Malajzi. Ministri i Brendshëm Zahid Hamidi deklaroi se varret u zbuluan në 17 kampe të braktisura pranë kufirit me Tajlanden, por nuk e përcaktoi numrin e saktë të viktimave.

Duke menduar se shtetësia e tyre mund të jetë tajlandeze, në vend ka nisur një goditje e ashpër ndaj rrjeteve të trafikimit. Një hetim i Jonathan Head, korrespodentit të BBC-së, ka gjetur se vetë komunitetet në Tajlandë janë ato që i japin një dorë trafikantëve.

Sipas tij, të rrëmbyerit mbahen në xhungël derisa familjarët e tyre paguajnë një shpërblim, por faktet tregojnë se shumë prej tyre kanë humbur jetën nga sëmundjet apo uria.

Top Channel